Forcohen ndjeshëm valutat kryesore ndërsa Euro humbet pikë

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me një ditë më parë është blerë me 121 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar rritje të kuotës këtë të martë pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 106.8 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka fituar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet me 144 lekë dhe shitet me 145.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës ditën e sotme pasi referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.2 lekë dhe shitet me 116.1 lekë./SCAN TV/