Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 142.8 lekë dhe shitet me 143.8 lekë më një rënie prej gati 2 pikë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rënie drastike në raport me ditën e enjte pasi është blerë sot me 105.4 lekë dhe është shitur me 106.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo një zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 114 lekë dhe shitet me 115.7 lekë.
Monedha europiane është e vetmja valutë që nuk ka pasur luhatje të vlerës duke vijuar edhe sot të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/