KESCO: Bllok-tarifa mbi 800 KWh do t’i prekë vetëm 22 për qind të konsumatorëve

Fotografi ilustruese

Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike KESCO ka njoftuar qytetarët se ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm.

Me anë të një njoftimi ne facebook, kjo kompani ka thënë se janë të përgatitur për implementimin e këtyre tarifave dhe se për konsumin deri në 800  kWh nuk ka rritje.

Sipas tyre, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë.

Reklama e sponzorizuar

“Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje”, shkruan në njoftim.

Tutje ata thonë se konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike.

KESCO poashtu tregon se është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin.

“Për vendimin e ZRRE-së dhe të dhënat shtesë lidhur me tarifat ju lutem referojuni linkut të mëposhtëm:

https://www.ero-ks.org/…/eshte-mbajtur-seanca-e-iv-e…”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/