Mali i Zi me 101.6 milionë euro deficit

Deficiti buxhetor vitin e kaluar arriti në 101,6 milionë euro dhe ishte 42,1 për qind më i ulët se sa ishte planifikuar, ndërkohë që u realizuan të ardhura rekord, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave dhe Kujdesit Social.

Deficiti buxhetor i vitit të kaluar ishte më i ulët se në vitin 2019, me 41.7 milionë euro ose 29 për qind. “është shënuar rimëkëmbje e fortë e aktivitetit ekonomik, e udhëhequr nga një sezon i suksesshëm turistik veror, që rezultoi me arkëtimin rekord të të ardhurave në vitin e kaluar, si dhe realizimin e suficiti buxhetor disamujorë”, thuhet në kumtesë.