Pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut pritet që të arrijë 46% deri në vitin 2025.
Këtë e ka konfirmuar ministri i financave të Maqedonisë së Veriut, raporton SeeNeës.
Vendi planifikon që të implementoj disa reforma mjedisore nga 2022 deri në 2024, duke u fokusuar në përmirësimin e trajtimit të mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza, eficensës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ka thënë ministri i financave në një deklarat të Shtunën, duke prezantuar vendin me një program reformues ekonomik tre vjecar.
Programi poashtu parashikon aktivitetet për përforcimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendase dhe integrimin e zinxhirëve botëror të vlerës, sidhe uljen e ekonomisë informale.
Për më tepër, qeviera poashtu planifikon një fond investimi hibrid dhe startup’a digjital dhe ndërmarrja të vogla dhe të mesme innovative që pritet të tërhekin 17 milion euro nga investimet deri në 2023, është shkruar në deklarat.
Pjesa e burimeve të ripëtëritshme të energjisë në prodhimin bruto të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut ishte 22,9% në vitin 2019, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Maqedonia e Veriut planifikon të mbyllë termocentralet me qymyr REK Manastir dhe TEC Oslomej deri në vitin 2030, si pjesë e strategjisë së saj për të kaluar në burimet e rinovueshme të energjisë, citoi e përditshmja Sloboden Pechat të ketë thënë javën e kaluar ministrin e mjedisit Naser Nuredini.