Miratohen dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme të komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere janë shqyrtuar dhe miratuar dy projektligje në mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilat muaj më parë janë zotuar qeveritë e të dyja vendeve.

Projektligji i parë ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë, ndërkohë që Projektligjii dytë ka të bëjë me zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se të dyja këto marrëveshjet e thellojnë bashkëpunimin në mes të dyja shteteve./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar