Klientët e restauranteve franceze së shpejti do të kenë të drejtën ta dijnë prej nga është mishi të cilin kamarierët ua servojnë në pjata.
Nga një marsi, të gjitha restaurantet që shërbejnë ushqime nga mishi i pulës, derrit dhe qingjit detyrimisht duhet të tregojnë se ku është kultivuar dhe ku është therur kafsha, mishi i të cilave shërbehet në restaurant ka njoftuar Ministria e Bujqësisë së këtij vendi.
Pos kësaj, personeli i restauranteve do të jenë të detyruar të tregojnë nëse mishi a ka qenë i fresket apo i ngrirë, transmeton agjencia kroate Hina, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, këto të dhëna kanë qenë të obliguara që nga viti 2002./Buletini Ekonomik/