Grupe të shoqërisë civile në vend kanë bërë thirrje për protestë për ditën e nesërme kundër shtrenjtimin e energjisë elektrike. Protesta është planifikuar të fillojë nga ora 12:00, kurse mototja e kësaj proteste do të jetë ‘Asnjë cent më shumë’.
Aktivistja e shoqërisë civile Liridona Sijarina, ka bërë ftesën për protestë.
“Sot, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të na bashkohen në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, nesër, e premte, duke filluar nga ora 12:00. Protesta nisë te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë. Protesta ka dy kërkesa: anulimin e vendimit të ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës, dhe nacionalizimi i KEDS-it”, ka thënë ajo.