Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka përmendur se janë tetë raste ku Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me këtë projektligj cenohen disa nene Kushtetutës së Kosovës.
“E para, cenohet kapitulli i dytë i Kushtetutës, mbrojtja e pronës dhe e drejta në pronë sepse Byroja shtrin kompetencat e veta deri në cenimin arbitrar të pronës”, tha ai.
Sipas tij, po ashtu cenohet neni 3 dhe 24 i Kushtetutës dhe barazia para ligjit, teksa shtoi se pa ndryshime kushtetuese, ky Projektligj nuk mund të hyjë në fuqi.