Policia aksion në veri kundër kriptovaluatave

Foto nga arkivi

Që nga orët e mëngjesit Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në veri të Mitrovicës.

Express mëson nga burime brenda policisë se deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë.

Sipas këtyre informacioneve, policia është duke e vazhduar aksionin ndërsa deri në këto momente nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.

Reklama e sponzorizuar

“Deri më tani janë konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe një armë. Policia është duke e vazhduar punën”, thanë burimet e Expressit.

Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë konfiskuar në ditët e para të janarit qindra pajisje që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave, kryesisht në veri.

Lidhur me aksionin e policisë, Express ka tentuar të marrë informacione zyrtare nga Policia dhe Prokuroria, por nuk kanë konfirmuar akoma asgjë.

Thirrjeve telefonike nuk u është përgjigjur as ministri i MPB-së Xhelal Sveçla.

Kriza energjetike që ka përfshirë Kosovën, e ka shtyrë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, para disa muajsh që të marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë vendin.