Gati gjysma e familjeve shqiptare kanë makinë

Afërsisht gjysma e familjeve në Shqipëri zotërojnë ose përdorin të paktën një makinë. Sipas të dhënave të censit, nga 722 mijë familje 336 mijë ose 44,4% e tyre tyre zotërojnë një automjet. 

Një rritje kjo me gati 19.6% krahasuar me të dhënat e censusit të vitit 2011, kur në vendin tonë zotëronin automjet vetëm 24.8% e familjeve shqiptare. 

Rritja e shifrave të zotërimit të një mjeti në vitet e fundit konfirmohet edhe nga Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas së cilës regjistrimet e reja te mjeteve vetëm në 6 muajt e parë të 2024 kanë njohur një rritje me 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reklama e sponzorizuar

Thënë ndryshe, vetëm nga Janari në Qershor janë regjistruar për herë të parë mbi 50 mijë automjete. 

Sipas statistikave, vlen të theksohet edhe rinovimi i flotës së mjeteve në qarkullim, ku tashmë 9.040 mjete rezultojnë të gjeneratës së fundit me vjetërsi 0-3 vite. 

Sa i takon origjinës së mjeteve të reja që kanë hyrë në vendin tonë, lista kryesohet nga Italia me 18.2%, ndjekur nga Republika e Koresë me 17.4% dhe Gjermania me 17.2%. /Tv Klan/