Propozohen kandidatët e mundshëm për anëtarë të Komisionit të Auditimit në ndërmarrjen KOSTT

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar propozimin për kryesues dhe anëtarë të Komisionit të Auditimit në ndërmarrjen publike ‘KOSTT’.

Nënkryetarja i këtij Komisioni, Jeta Statovci, ka propozuar për kryesues të Komisionit të Auditimit të NP KOST, Liza Markun, ndërsa anëtarë u propozuan Arben Dodaj dhe Sehat Mujovi, për të cilët tha se kanë përvojë të madhe në këtë fushë.

Ky propozim u votua me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, deklaroi se emrat e propozuar nga ky komision do t’i dërgohen Kuvendit për votim.