Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka votuar pesë anëtarët e Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike Trepça Sh.A.
Kryesues Bordi u zgjodh Bahri Hyseni, ndërsa Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri, u emëruan anëtarë të Bordit.
Kryeministri Kurti para votimit të anëtarëve të propozuar për Bord, tha se pritjet e tyre si Qeveri janë që kandidatët t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në përputhshmëri me ligjin, duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm.
Tutje, Kurti për katër pozitat tjera të lira për anëtarë të Bordit të Trepçës, u bëri thirrje kandidateve gra dhe komunikteteve joshumicë që të aplikojnë. /Buletini Ekonomik/