Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi që Rezervat Shtetërore të Kosovës të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në bazë të kërkesës së Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
Rezervat Shtetërore do të barten në Pakon e Ringjalljes Ekonomike si pjesë e Masës 3.8.
Ministri Murati pas miratimit të kërkesës së tij, sqaroi se bartja e rezervave shtetërore në Pakon e Ringjalljes Ekonomike po bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet globale.
Gjithashtu, në këtë propozim-vendimi për bartjen e Rezervave Shtetërore në Pakon e Ringjalljes Ekonomike është paraparë edhe ndarja e 10 milionë eurove për Rezervën Shtetërore, propozim ky i cili u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar. /Buletini Ekonomik/









