Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash nismën për marrëveshjen ndërkombëtare për njohjen e patent-shoferëve mes Kanadasë dhe Turqisë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka prezantuar nismën e cila u votua nga kabineti qeveritar, raporton Gazeta Express.
“Aktualisht qytetarët tanë në Kanada u nënshtrohen testeve plotësuese, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ata do të lirohen nga këto procedura”, tha kryeministri Kurti.
Ndërkaq ministri Svecla ka kërkuar miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për njohjen e patent-shoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë e Turqisë.
“Kam nderin ta prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Kanadasë për njohjen reciproke të patent-shoferëve si dhe për njohjen reciproke të patent-shoferëve mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Svecla.