Rritet kosto e emetimit të CO2 në Europë – Çmimi i “lejes” së karbonit, pranë nivelit rekord prej 100 euro/ton!

Çmimi i lejeve për emetimin e karbonit në Bashkimin Europian arriti në një nivel rekord të lartë prej 96 euro në ditën e fundit tregtare të javës që kaloi dhe analistët presin nivelin simbolik prej 100 euiro së shpejti.  Tregu i karbonit në Europë, përmes sistemit të tregtimit të emetimeve (ETS), detyron fabrika, impiantet e energjisë dhe linjat ajrore që të paguajnë për çdo ton të dioksidit të karbonit që emetojnë. Sa më i lartë të jetë çmimi i lejes, aq më e madhe është kosto e nxjerrjes së emetimeve që ngrohin planetin, pavarësisht se disa njësi marrin leje falas, për të qëndruar konkurrent në tregjet botërorë.

Çmimi i karbonit është rritur me mbi 200% që në nisje të vitit 2021, për shkak të faktorëve përfshirë rritjen e çmimit të gazit që nxitur disa të kthehen tek qymyri, duke sjellë rritjen e emetimeve dhe kërkesën për leje. Kontrata referenë e lejes së karbonit në BE, u tregtua në 97.5 euro për ton në sesionin e fundit të javës që kaloi, që është niveli ëm i lartë që kur nisi tregtimi në vitin 2005.   Analistët thonë se rritja e fundit është nxitur me shumë mundësi nga blerjet teknike dhe 100 euro-shi pritet së shpejti.  Tendenca në rritje e kostove europiane të karbonit nisi kur politikanët e BE në vitin e fundit shpalosën disa ligje të reja që ulin emetimet më shpejtë deri në vitin 2030.

Reklama e sponzorizuar

Vende si Polonia kanë thënë se çmimet më të larta të CO2 janë nxitur nga spekuluesit dhe i bënë thirrje BE që të ndërhyjë në treg. Shtete të tjera i shohin çmimet e forta të karbonit si thelbësore për të arritur objektivat e klimës.  Duke vendosur një çmim për karbonin, sistemi ETS i BE, ofron një incentivë financiare për kompanitë që të ulin emetimet dhe të investojnë në teknologji të gjelbra./SCAN TV/