Rukiqi: Ndërhyrjet me polici në një ndërmarrje private janë të papranueshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se nderhyrja me polici, në një ndermarrje private, për më shume në një kompani që është investim i huaj, tregon shumë për klimën e investimeve në vendin tonë.

Në një postim në Facebook ai ka thëne se ndermarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjës së investimit dhe pronës ku kanë investuar.

Sipas tij, nderhyrjet arbitrare me polici janë të papranueshme dhe mund të sherbejne si presedan, jashtezakonisht negativ, për të ardhmen.

Reklama e sponzorizuar

“Keto veprime duhet te ndalen”, ka shkruar Rukiqi./Buletini Ekonomik/