Sekuestrohen 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili në Kosovë

Policia Kufitare ka sekuestruar në fshatin Kabash të Vitisë 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili.

Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë.

Reklama e sponzorizuar

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës.