Shqipëria do të marrë me qira një termocentral të lëvizshëm me naftë, me kapacitet të instaluar 110-130 megavat

Ndërmarrja energjetike e Shqipërisë – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare – do të marrë me qira një termocentral të lëvizshëm me naftë, me një kapacitet të instaluar 110-130 megavat (MW) nga konsorciumi amerikano-italian “Excelerate Energy-Renco”, përcjell Albanianpost.

Një muaj më parë, KESH bëri thirrjen për shprehje interesi për përcaktimin e mundësive për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë që mund të vendoset dhe ndërlidhet lehtësisht në rrjetin e transmetimit të Shqipërisë.

Kompania synon të sigurojë një furnizim shtesë me energji elektrike, me çmime më të ulëta se ai i paguar për import.

Reklama e sponzorizuar

Në tetor, Shqipëria shpalli një emergjencë energjetike, për shkak të mungesës së energjisë elektrike për konsum të brendshëm të shkaktuar nga kriza energjetike.

KESH tani ka njoftuar se ka marrë dy shprehje interesi, njëra nga konsorciumi amerikano-italian “Excelerate Energy-Renco” dhe nga “Distributed Poëer Solutions” me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Oferta nga “Excelerate Energy dhe Renco” u pranua, ndërsa oferta e “Distributed Poëer Solution” nuk ishte në përputhje me dispozitat e thirrjes për shprehje interesi dhe u refuzua, sipas KESH-it.

Ndërkaq oferta nga “Excelerate Energy dhe Renco” u vlerësua dhe u shpall fituese.

Kjo e fundit ka një portofol të madh të terminaleve lundrues LNG, ndërsa aktivitetet kryesore të Renco janë shërbimet e këshillimit, inxhinierisë dhe ndërtimit për sektorin e energjisë.

Për t’u theksuar, në thirrjen e tij, KESH-i ka renditur nëntë kërkesa teknike për objektin.

Ndër to është se termocentrali duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të Shqipërisë për ndotjen e mjedisit dhe i përshtatshëm për t’u vendosur pranë termocentralit të Vlorës për të përdorur infrastrukturën e tij të ndërlidhjes.