Shqipëria eksportoi 286 milionë euro mallra në janar, tkurret deficiti tregtar

Deficiti tregtar i Shqipërisë u tkurr me 7.7 për qind në janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, duke regjistruar një vlerë të përgjithshme prej 20 miliardë lekësh [164.8 milionë euro].

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, vendi eksportoi 35 miliardë lekë [286 milionë euro] mallra në tregjet e huaja në janar, me një rritje prej 47.5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Në anën tjetër, importet panë një rritje vjetore prej 21.1 për qind, me një vlerë të përgjithshme prej 55 miliardë lekë [449 milionë euro].

Rritja e lartë e vlerës së eksporteve dhe importeve mendohet se është ndikuar nga rritja rekord e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare dhe ato vendase.

Rritja e totalit të eksporteve ka ardhur kryesisht nga eksportet më të larta të mineraleve, lëndëve djegëse, energjisë elektrike, materialeve të ndërtimit, metaleve, tekstilit dhe këpucëve.

Italia mbeti partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në janar, duke tërhequr nga Shqipëria mallra me një vlerë prej 16.4 miliardë lekësh [134 milionë euro] dhe duke siguruar importe prej 13.5 miliardë lekësh [110 milionë euro] për vendin.

Në vitin 2021, deficiti tregtar i Shqipërisë ishte 432 miliardë lekë [3.5 miliardë euro], ose 29.6 për qind më shume se deficiti i viti 2020. /Telegrafi/