Tregu i Serbisë në Kosovë zvogëlohet për rreth 37%

Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës.

Sipas tyre, vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë ka qenë 450 milionë euro në vitin 2017, apo 36.8 për qind më shumë se në vitin 2021, kur ky import ka arritur në 305 milionë euro. /Buletini Ekonomik/