12 kompani ku mund të punoni vetëm 4 ditë në javë

Në një raport të quajtur “Stresi në Amerikë 2020: Një krizë kombëtare e shëndetit mendor”, Shoqata Amerikane e Psikologjisë thotë, “Ne po përballemi me një krizë kombëtare të shëndetit mendor, e cila mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore dhe sociale në vitet në vijim.”

Si përgjigje ndaj kësaj, disa kompani po rishqyrtojnë javën standarde me pesë ditë punë dhe kanë filluar të testojnë ose, në disa raste, të aplikojnë plotësisht, javën me katër ditë pune.

Siç mund ta merrni me mend, të gjithë punonjësit janë dakord me këtë ide. Sipas një sondazhi, 98% e të anketuarve besojnë se java me katër ditë pune do të përmirësonte shëndetin e tyre mendor, ndërsa 97% thanë se do të ishin më produktivë.

Reklama e sponzorizuar

Këto 12 kompani, të cilat ofrojnë gjithashtu mundësinë e punës në distancë, kanë filluar të zbatojnë javën me katër ditë pune:

  1. Basecamp

Basecamp është një nga kompanitë lider të punës në distancë – ata madje kanë shkruajtur edhe një libër për punën në distancë. Përveç ndihmës që i ofron kompanive të tjera për të punuar sa më mirë në distancë (përmes softuerit të tyre për menaxhimin e projekteve), Basecamp gjithashtu i ka ofruar ekipit të saj javën me katër ditë pune çdo verë që nga maji i vitit 2008.

 

  1. Bolt

Përveç ofrimit të pagesave me një klik për faqet e tregtisë elektronike dhe mundësive për punë në distancë, Bolt zyrtarizoi javën me katër ditë pune në janar të vitit 2022. Vendimi u mor pas një prove tremujore, ku punonjësit kishin pushim çdo të premte.

  1. Buffer

Buffer, një kompani softueresh dhe e menaxhimit të mediave sociale, mund të ketë selinë e saj qendrore në San Francisko, por ata ofrojnë edhe punë në distancë. Që në fillimet e pandemisë, në maj të vitit 2020, ata filluan t’u ofrojnë punonjësve javën me katër ditë pune dhe tani, pas pothuajse dy viteve, 91% e punonjësve të Bolt thonë se janë më të lumtur dhe më produktivë.

  1. DNSFilter

DNSFilter ka ofruar prej kohësh punën në distancë për shumë pozicione, të tilla si specialist i marketingut dixhital dhe menaxher i operacioneve të shitjeve. Kjo kompani ofron filtrim të përmbajtjes në internet bazuar në teknologjinë cloud. DNSFilter gjithashtu ka testuar për disa kohë dhe tashmë ka filluar zbatimin e javës me katër ditë pune me rotacion, ku punonjësit marrin pushim një të premte çdo dy javë.

  1. G2i

G2i ofron lidhjen mes startup-eve dhe kompanive relativisht të reja me zhvillues të talentuar për web dhe mobile – kështu, siç mund ta imagjinoni, ata ofrojnë shumë punë në distancë. Këto kohë, G2i po eksperimenton gjithashtu javën me katër ditë pune çdo dy javë dhe duket se kjo i ka ndihmuar me rekrutimet, ruajtjen e talenteve dhe përmirësimin e cilësisë së punës.

  1. GooseChase

GooseChase është një platformë në internet ku ju mund të luani duke mbledhur objekte të ndryshme në botën reale. Por argëtimi bëhet më i bukur kur shikoni se si është që të punosh për këtë kompani. GooseChase ofron punë në distancë dhe ka zbatuar javën me katër ditë pune që nga qershori i vitit 2021.

  1. Kickstarter

Ka shumë mundësi që të keni dëgjuar për Kickstarter (ose edhe ta keni përdorur atë), por kjo kompani ofron shumë më tepër se sa thjesht ndihmë për njerëzit që duan të mbledhin para. Ata ofrojnë mundësi punësimi në distancë dhe së fundi njoftuan se do të eksperimentonin javën me 32 orë punë (katër-ditore) në vitin 2022.

  1. Nectafy

Kompania e marketingut, Nectafy, filloi të ofrojë javën me 32 orë punë (katër-ditore) në janar të vitit 2020 e deri sot e kësaj dite. Pavarësisht shkurtimit të javës të punës, ata u ofrojnë punonjësve të njëjtën pagë dhe gjithashtu ofrojnë punë në distancë, të tilla si redaktor ose përfaqësues i zhvillimit të biznesit.

  1. Panasonic

Nëse java me katër ditë punë ju duket si diçka që ofrohet vetëm nga startup-et e reja, atëherë duhet të shikoni ofertat në Panasonic. Kompania filloi të ofrojë javën me katër ditë pune në janar të vitit 2022. Ata ofrojnë gjithashtu punë në distancë, për pozicione të tilla si menaxher marketingu dhe kontabilist, në FlexJobs.

  1. Praytell

Kjo agjenci komunikimi dhe marrëdhëniesh me publikun ka ofruar kohët e fundit punë në distancë për pozicione të tilla si drejtor kreativ dhe dizajner. Për më tepër, ata filluan të eksperimentojnë javën me katër ditë pune në tetor të vitit 2021, por ende nuk dihet se si do të procedojnë në të ardhmen.

  1. thredUP

Ky komunitet online për shkëmbimin e veshjeve ka punësuar kohët e fundit një menaxher të të ardhurave dhe një zëvendëspresident për operacionet e njerëzve dhe shpërblimet totale, të cilët punojnë në distancë. Përveç lejes së paguar dhe pagave konkurruese, thredUp filloi të ofrojë edhe javën me katër ditë pune në vitin 2021 dhe duket se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

  1. Uncharted

Po kërkoni një kompani që bën vepra të mira për botën? Hidhini një sy Uncharted, një organizatë jofitimprurëse që merret me çështje sociale si diskriminimi dhe varfëria urbane. Përveç ofrimit të punëve në distancë, Uncharted filloi të ofrojë për sezonin e verës javën 32-orëshe me katër ditë pune në qershor të vitit 2020. / BuzzFeed