Kroacia paralajmëron rritje të madhe të çmimeve të gomave të verës

Ndikimi i pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë do të ndihet nga të gjithë konsumatorët, përfshirë shoferët.

Çmimet e pjesëve të veturës janë rritur, ndërsa tani paralajmërohet rritje e madhe e çmimeve të gomave për automjete, raportojnë mediat kroate.

Gjenerata e re e gomave verore tashmë është rritur mesatarisht me dhjetë për qind në krahasim me vitin e kalua.

Reklama e sponzorizuar

Para sezonit të blerjes masive të gomave verore në prill, paralajmërohet një rritje tjetër.

Gomat mund të jenë midis 15 dhe 20 për qind më të shtrenjta sesa sezonin e kaluar, njoftoi një importues i gomave në tregun kroat.

Sipas tyre, arsyet e rritjes së çmimeve janë të shumta.

Artikuj të ngjajshëm:

Kroacia heq 50 për qind të bankomatëve: Klientët detyrohen t’ia mësyjnë sporteleve ku paguajnë kompenzim

Përveç çmimeve të lëndëve të para që janë rritur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, janë rritur edhe kostot e energjisë dhe transportit.

Çmimet e gomave janë rritur.

Kjo pasiqë bloza (pluhuri i karbonit) i nevojshëm për prodhimin e gomave vjen kryesisht nga Rusia (rreth një e treta).

Ajo mund të jetë një burim i ri i problemeve, përkatësisht rritjes së çmimeve, shkruan HAK Revija.

Gjithashtu, fabrikat që prodhonin goma për pjesën veriore të Europës janë të stacionuara në Rusi.

Konkjretisht ato janë në pritje për shkak të sanksioneve.

Prandaj, prodhimi po ridrejtohet në fabrikat që furnizonin Europën Qendrore dhe Jugore.

Si dhe kapaciteti është i kufizuar, kështu që është e diskutueshme se çfarë do të ofrohet.