SafeJournalist, platforma që avokon për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj mediumit Buletini Ekonomik, ku me ç’rast janë sulmuar dy faqet kryesore në facebook.
Me 25 shkurt, drejtuesit e mediumit kanë vërejtur se nuk i kanë më nën kontroll dy faqet kryesore në facebook. Menjëherë për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
“Në njoftimin drejtuar AGK-së thuhet se: “Më 25.02.2022, në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar dy faqet kryesore të “Buletinit Ekonomik” në Facebook: “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Neësletter”. Për momentin, të dyja këtyre faqeve u është tjetërsuar pronësia nga sulmi kibernetik i sipërpërmendur. Që nga dje, stafi udhëheqës i portalit tonë, nuk i ka nën menaxhim këto faqe…Për rastin, qysh mbrëmë është njoftuar Policia e Kosovës, dhe për këtë stafi i Buletinit Ekonomik ka dhënë deklaratë për rastin.”
Rasti tashmë është raportuar edhe në platformën SafeJournalists, e cila në reagimin e saj rreth këtij rasti, kërkon trajtim me prioritet nga Policia e Kosovës.
Linku: https://safejournalists.net/reports/cyber-attack-toëard-buletini-ekonomik-26-02-2022-prishtina/
Ndryshe, prej 25 shkurtit ende nuk është arritur të kthehen faqet në funksion të mediumit, çka ka shkatuar dëme të konsiderueshme, madje duke rrezikuar edhe vendet e punës për gazetarët.
Buletini Ekonomik edhe njëherë fton Policinë e Kosovës që ta trajtojë me prioritet këtë rast.