Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport më një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 111.4 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Euro ka regjistruar rritje të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 122.5 lekë dhe është shitur me 123.2 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e martë blihet me 144.8 lekë dhe shitet me 146 lekë.
Franga zvicerane ka fituar edhe ajo pikë krahasuar me dje pasi është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/