Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), përkatësisht Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, sot ka ndërmarrë aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820 mijë e 101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.
Në një njoftimi të ATK-së në facebook thuhet se ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.
Siupas tyre, aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.
Andaj, ATK u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla.
“Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/