Çka pritet të ndodhë me tregun e kriptovalutave?

Çka po ndodh me BTC?

Pas një rënieje të vazhdueshme, javën e dytë të muajit mars Bitcoini e mbylli me çmim prej 37.777$, çka bëri që edhe tregu të lëkundet dhe të ketë rënie në të gjithë Altcoinsat e tjerë, kush më pak e kush më shumë.

Shkaku i kësaj rënieje të vazhdueshme është pa dyshim politika që po zhvillohet kohëve të fundit, çështjet ekonomike nëpër botë dhe sidomos lufta në Ukrainë.

Reklama e sponzorizuar

Aktualisht, tregu i cryptovalutave në përgjithesi është lehtë i lëkundshëm dhe i manipulueshëm për shkak të ngjarjeve që pritet të ndodhin gjatë kësaj jave.

Këtë javë kemi takimet e FOMC që me gjasë do t’i ngrisin interest rates, e cila do t’i sjellë edhe një rënie tjetër tregut të cryptovalutave, po ashtu European Union deklaroi që do të bllokojë miningun e BTC e që po ashtu ky ishte lajmi që bëri të ketë rënie në fundin e kësaj jave, edhe pse u votua kundër këtij vendimi.

A jemi teknikisht në gjendje të mirë dhe çfarë po presim?

Teknikisht jemi në një zonë jo të mirë pasi që zona e cila na mban në trend rritës është shumë afër dhe nëse qëndrojmë kohë të gjatë në këtë zonë, atëherë kjo zonë nuk do ta mbajë çmimin gjatë dhe do të kthehemi në një trend rënës, që do të bënte të kemi kapitullim në shumicën e cryptovalutave.

Marrë parasysh analizat fundamentale dhe ato teknike, siç shihet edhe në chart kjo javë do të jetë goxha e paqëndrueshme por edhe pak a shumë përcaktuese për kahjen e tregut të kriptovalutave.

Tashmë është e qartë për të gjithë se në market nuk kemi gjithmonë vetëm trend të ngritjes, tregu patjetër që do të ketë edhe trend të rënies. Sikurse kur jemi në uptrend që nuk duhet të krijojmë FOMO (frikë e ikjes së mundësive), ashtu edhe në downtrend nuk duhet të krijojmë FUD (frikë, pasiguri dhe dyshim) por që veprimet tona duhet të jenë të matura dhe konform situatës ekzistuese.

Tregtimi në përgjithësi është me rrezik të lartë e sidomos në këtë gjendje të tregut në të cilën jemi, prandaj duhet të jemi shumë të kujdeshëm në vendimet që marrim. Tregtimi më i mirë në këtë rast është të mos tregtojmë fare, dhe të presim momentin kur marketi jep shenja të stabilizimit dhe gradualisht të kalojmë në nivele më të mira të tregut.

Në anën tjetër, shpresa për një ngritje ëshë rikthimi i çmimit 39.5k dhe një mbyllje ditore mbi atë pikë, që të nisim një rrugëtim drejt rezistencës së fuqishme në 46k, ku e kemi derën e vetme për ta thyer këtë çmim  dhe të kemi një cikël të mirë të rritjes në treg.

34.600$ dhe 46,400$ janë ende dy zonat kyçe.

Ndërsa sot do të kemi takimin e FOMC, apo Komitetin Federal të Tregut të hapur, i cili përcakton normat e interesit. Sipas parashikimeve, norma pritet të rritet për 25-50 pikë ose 0.25%-0.50%.

Lëvizjet e tilla do të ndikojnë direkt në tregun e stoqeve dhe poashtu edhe të cryptovalutave, prandaj e shohim të arsyeshme që të jemi larg tregtisë deri në raportin e takimit të FOMC. /Nacionale/