Italisë i duhen të paktën 3 vjet për të zëvendësuar plotësisht importet e gazit nga Rusia

Tubacion i gazit

Italisë do t’i duhen të paktën tre vjet për të zëvendësuar plotësisht importet e saj të gazit rus me burime të tjera energjie, tha të mërkurën ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani.

Roma importon rreth 30 miliardë metra kub (bcm) gaz nga Rusia çdo vit, rreth 40% e totalit të importeve të saj të gazit dhe po kërkon të zgjerojë furnizimet e saj me energji në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Duke iu drejtuar Senatit të Dhomës së Sipërme, Cingolani tha se zëvendësimi i plotë i gazit rus ishte “i mundur në një afat kohor minimumi tre vjet”.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se 20 metër kub gaz mund të zëvendësohen në një periudhë afatmesme, falë në sërë masash të marra.

Midis tyre, ministri përmendi një rritje të mundshme prej 9 metër kub (bcm) në importet e gazit nga Algjeria dhe rritjen e prodhimit termoelektrik të qymyrit dhe naftës, i cili mund të zëvendësojë 3-4 metër kub gaz. /Reuters/