Çmimet botërore të ushqimeve arritën një rekord të ri në muajin shkurt, të udhëhequr nga një rritje e vajrave bimore dhe produkteve të qumështit, për të shënuar një rritje prej 24.1% në bazë vjetore, deklaroi agjencia e ushqimit e OKB-së. Indeksi i çmimeve të ushqimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), që ndjek mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, rezultoi mesatarisht 140.7 pikë muajin e kaluar, kundrejt 135.4 të rishikuar në rënie në janar.
Çmimet më të larta të ushqimeve kanë kontribuar në një rritje më të gjerë të inflacionit pasi ekonomitë u rimëkëmbën nga kriza e koronavirusit dhe FAO ka paralajmëruar se kostot më të larta po rrezikojnë popullsinë më të varfër në vendet që varen nga importet. Një zyrtar i agjencisë tha se shqetësimet mbi kushtet e të korrave dhe disponueshmërinë e eksportit dhanë vetëm një shpjegim të pjesshëm për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.
Të dhënat për raportin e muajit shkurt u përpiluan kryesisht para pushtimit rus të Ukrainës. Shqetësimet për tensionet në zonën e Detit të Zi po rëndonin tashmë tregjet bujqësore edhe përpara agresionit, por analistët paralajmërojnë se një konflikt i zgjatur mund të ketë një ndikim të madh në eksportet e drithërave.
FAO tha se indeksi i vajrave vegjetale u rrit me 8.5% nga muaji në muaj në shkurt për të arritur një tjetër nivel rekord, i nxitur nga rritja e çmimeve të vajit të palmës, sojës dhe lulediellit. Ukraina dhe Rusia përbëjnë rreth 80% të eksporteve globale të vajit të lulediellit.
Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit 3% në muaj, me çmimet e misrit me 5,1% dhe çmimet e grurit me 2,1%, duke reflektuar kryesisht pasigurinë në lidhje me flukset e furnizimit global nga portet e Detit të Zi. Indeksi i çmimeve të qumështit u rrit me 6.4%, rritja e tij e gjashtë mujore radhazi, mbështetur nga furnizimet e shtrënguara globale, ndërsa çmimet e mishit u rritën 1.1% në shkurt./SCAN TV/