GWEC: Parqet lundrues të erës janë kyçe për dekarbonizimin e planetit

Parqet lundruese të erës janë zgjidhja për rajonet detare të botës ku ujërat mund të jenë më të thella se 60 metra, GWEC ka vlersuar se përbëjnë 80% të potencialit të përgjithshëm për vendosjen e projekteve të erës në det të hapur.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se pesë projekte të tilla në litën e tyre prej 30 tregjeve që mund të zhvillohet shumë shpejtë.

Projektet në det të hapur janë me kosto të ulët, sigurojnë burim energjetik për përpjekjet botërore të derkabonizimit, sipas një raporti të ri të lëshuar nga Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC).

Reklama e sponzorizuar

Dokumenti identifikon rolin kritik të teknologjis në det të hapur në uljen e përdorimit të karburanteve fosile dhe për të arritur neutralitetin e karbonit deri në 2050.

Në raport, është theksuar se Irlanda, Italia, Maroku, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendet me potencialin më të madh.

Me 80% të burimeve të erës në det të hapur të vendosura në ujëra më të thella se 60 metra, turbinat tradicionale të erës në det të hapur, të fiksuara në fund, ose nuk janë një opsion ose në rastin më të mirë një opsion i kufizuar për shumë rajone bregdetare, tha autorët e raportit të quajtur Floating Offshore Ëind – a Global Opportunity, e porositur nga Aegir Insights.

Teknologjia lundruese lejon turbinat e erës që të pozicionohen në ujëra të thella në det të hapur pa nevojën e bazave të fiksuara, duke ulur ndikimin në mjedis dhe duke rritur eficensën.

Investitorët janë poashtu duke llogaritur në kundërshtim më të vogël nga ndotja lokale teksa impiantet do të jenë më largë bregut.

Irlanda, Italia shihen si tregjet më të mëdha në zhvillim për projektet të erës lundruese në Evropë

Tregjet më të avansuara të projekteve të erës në det të hapur janë në Mbretërinë e Bashkuar – shtëpia e impiantit më të madh në botë të lloj të tillë, Koreja e Jugut, Franca sidhe Japonia, nënvizon dokumenti.

Ndërkaq, pesë vendet në zhvillim në këtë sector mund t’i arrijnë ato vende nëse vendosin politikat e duhur në funksion, është theksuar nga GWEC.

Ato kanë një potencial teknik të kombinuar lundrues të projekteve të erës në det të hapur prej 3,86 TW, ekuivalente me 2,6 herë – për Italinë – dhe në mënyrë mahnitëse 69 herë– për Irlandën – kërkesën e tyre aktuale për energji elektrike.

GWEC: Kapaciteti global i parqeve me erë në det të hapur duhet të arrijë 2 TW deri në vitin 2050 për të ulur emetimet neto në zero

Lista më e gjatë përbënë 30 vende me potencialin më të mirë, nga të cilat pesë prej tyre janë në Evropën Juglindore: Bullgaria, Turqia, Rumania, Greqia dhe Kroacia.

“Teksa fokusi këtë dekad është në rritjen e shpejtë në projektet me bazë të fiksuar, ne poashtu duhet të shohim lidership politik në mënyrë që projektet lundruese të erës janë të gatshme të luajnë pjesën e tyre”, ka thënë drejtori ekzekutiv i organizatës, Ben Backëell.

GWRC tha se kapaciteti botëror i projekteve në det të hapur duhet të arrijë 2 TW deri në 2050 për të ulur emetimet neto në zero, krahasuar me 35 GW nga 2020 dhe objektivin 270 GW për 2030.

Italia ende nuk ka vënë në punë impiantin e saj të parë të erës në det të hapur

Mungesa e hapësirës në tokë në Itali dhe mungesa e hapësirave të përshtatshme për projekte të erës me bazë të fiksuar do të cojë vëmendjen në drejtim të projekteve lundruese të erës në det të hapur, ka shtuar raporti.

Hapësirat më të mira janë pranë Sardinia dhe në ngushticën e Siçilisë. Potencial i lartë është edhe në mes të Brindisi dhe Ngushticës së Otrantos, që lidh Adriatikun me detin Jon, dhe në det të hapur të Kalabrisë në Catanzaro në detin Jon.

Italia ka ambicie modeste për projekte në det të hapur krahasuar me numrin dhe madhësinë e projekteve të gatshme

Italia synon të rrisë prodhimin e energjisë nga era nga 10.5 GW aktualisht në 18.4 GW deri në 2030.

Vetëm 900 MW janë të parashikuara për projekte në det të hapur, por Shoqata Kombëtare e Energjisë së Erës – ANEV ka një objektiv prej 5 GW vetëm për erën lundruese në det për vitin 2040.

Projekti i parë në det të hapur me bazë të fiksuar duhet të kycet në rrjet këtë vit. Projekti për impiantin 30 MË këtë vit afër Tarantos ishte lansuar në 2010.

Tetorin e shkuar, operatori i sistemit të transmisionit të Italisë, Terna, tha se ka pranuar 39 aplikime për kycje në rrjet për projekte në det të hapur.

Greqia ka potencial 30 GW në projekte lundruese të erës

Ndërkaq, për Greqinë, Energypress rishtazi ka kuptuar se qeveria ka identifikuar potencial në studime për 40 GW në projekte të erës në det të hapur në zona rreth 9 km larg bregdetit, nga të cilat 30 GW do të ishin për projekte lundruese të erës.

Tutje, mediumi ka shtuar se ankandi i parë është planifikuar të mbahet për 2 GW.

Vendet e tjera në rajon ende nuk kanë kapacitet operativ të erës në det të hapur. Platformat e naftës dhe gazit në Adriatik mund të shndërrohen në turbina me erë kur rezervat e karburanteve fosile janë varfëruar.