Dollari shënon një rritje të rëndësishme të vlerës këtë fillim jave pasi është blerë sot me 112.8 lekë dhe është shitur me 115 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 148.4 lekë dhe duke u shitur me 151 lekë.
Edhe monedha europiane ka regjistruar rritje këtë të hënë teksa blihet sot me 123.4 lekë dhe shitet me 125 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka rikuperuar ndjeshëm pikë këtë fundjave teksa blihet sot me 121.8 lekë dhe shitet me 124 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/