‘Kërcen’ Paundi britanik, fiton mbi një pikë brenda natës, forcohen ndjeshëm dhe valutat e tjera

Paundi britanik ka fituar mbi një pikë gjatës natës duke rikuperuar sërish kundrejt monedhës vendase teksa është blerë sot me 146 lekë dhe është shitur me 147.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sitëm duke u blerë me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 122.2 lekë dhe është shitur me 123.2 lekë në raport me dje.

Reklama e sponzorizuar

Edhe Franga zvicerane ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me dje blihet sot me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/