Mbrojtësit e Konsumatorëve kanë njoftuar qytetarët për mundësitë që të mbrohen në treg.
Me anë të një njoftimi në facebook ata thonë se ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit parasheh forma se si konsumatorët mund ta mbrojnë veten në treg.
Sipas tyre, neni 117 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se tregtari duhet t’i përgjigjet ankesës së konsumatorit brenda 15 ditëve.
Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë konsumatori ka të drejtë ta paraqesë një kerkesë për mbrojtjen e të drejtave të tij pranë organit administrativ kompetent për inspektim dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.
Konkretisht duhet drejtuar tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Administrata Tatimore e Kosovës, etj të cilat cili do të ndërmarrin masa në përputhje me këtë ligj.
Lexoni edhe artikullin e ngjashëm:
Në anën tjetër, siç thuhet në njoftim ligji poashtu parasheh se në qoftë se një tregtar refuzon një ankesë, konsumatori mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e të drejtave të tij te një autoritet inspektues ose mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij sipas një procedure gjyqësore apo procedurave jashtë-gjyqësore
Si dhe asgjë në këtë nen nuk do të parandalojë konsumatorin për të kërkuar ndihmë në gjykatë ose jashtë procedurave gjyqësore edhe para se ai / ajo t’i drejtohet me ankesë tregtarit.
“Mbroje veten, sepse ka ligj!”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/