Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky grant parasheh ndarjen e rreth 32 milionë dollarëve për Kosovën.
Totali i granteve të përfituara nga SHBA-të ka arritur vlerën e 73.4 milionë dollarëve.
“Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-ve është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse” ka shkruar ajo në Facebook.
Marrëveshja e Grantit për Objektivat Zhvillimore ka nisur që nga muaji nëntor i vitit 2020, ku Koosva kishte përfituar 33 milionë dollarë. /Buletini Ekonomik/









