Mbrojtësit e Konsumatorëve: Qeveria po luan me qytetarët, çmimet e produkteve alarmante

Gjatë kësaj kohë janë rritur tejmase çmimet e produkteve ushqimore bazike në Kosovë.

Për këtë kanë reaguar edhe Mbrojtësit e Konsumatorëve në Facebook, ku me anë të një postimi ata kanë thënë se Qeveria po luan me qytetarët, pasiqë çmimet e produkteve janë alarmante.

Ata poashtu kanë thënë se çmimet e produkteve këto ditë kanë arritur nivele alarmante dhe se bizneset e kanë shfrytëzuar këtë situatë duke i rritur çmimet përnjëherë e me çmime të njejta.

Reklama e sponzorizuar

E sipas tyre, kjo është e papërballueshme për qytetarët e konsumatorët e vendit tonë.

Siç thuhet në njofti, çmimet e vajit e të karburanteve sidomos janë shkelje e dukshme e konkurrencës së lirë dhe se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është jonfuksional dhe tregtarët janë duke e shfrytëzuar për përfitime këtë amulli.

“Urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë masa për të lehtësuar gjendjen për konsumatorët”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Kërkesa e tyre është që shteti të ndërhyjë menjëherë duke fiksuar çmimet e produkteve, pastaj me kontroll të rreptë të tregut, subvencionim të produkteve bazë, zbatim të politikave lehtësuese si lirimin e akcizës së naftës, nisjen e hetimeve të menjëhershme për çmimet e fryra, përgatitjen dhe lëshimin e kuponëve ushqimorë për qytetarët në nevojë dhe monitorimin e krahasimin e çmimeve të tregut.

Deklarimet e Qeverisë, siç thonë ata,  janë tejet joserioze ndërkohë që interesat financiare të qytetarëve po dëmtohen skajshmërisht nga bizneset.

“QEVERIA TË REAGOJË MENJËHERË PËR TË MBROJTUR QYTETARËT! KËRKOJMË MBROJTJE NGA QEVERIA DHE TRAJTIM DINJITOZ TË KONSUMATORËVE”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik