Ministria e Financave publikon llogarinë zyrtare ku mund të kontribuoni për Fondin e Sigurisë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.

Në një njoftim të tyre në facebook thuhet se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

Tutje ata bëjnë të ditur se llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim:https://mf.rks-gov.net/…/C2242F93-1846-4D93-9326…/Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar