MINT nisë inspektimet në terren pas dyshimeve për orkestrim të çmimeve të naftës

Nafta
Fotografi ilustruese

Pas njoftimit të ngritjes së çmimit të naftës gjatë ditës së sotme, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.

Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.

“Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, Ministria e Tregtisë kërkon nga qytetarët që duhet t’i adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Lexo edhe:

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thonë nga MINT.

Pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rënie, në vendin tonë një litër naftë sot ka arritur çmimin deri në 1.69 euro. /Buletini Ekonomik/

Më shumë:

Hajdari paralajmëron kontroll më rigoroz të tregut të naftës në Kosovë