MTI me njoftim për qytetarët: Ndalohet shit-blerja e ndërprerësit për instalime elektrike Easypact CVS të brendit Schneider

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë (MTI) ka njoftuar se Inpektorati i Tregut i kësaj ministrie, ka ndaluar shit-blerjen e automatëve (ndërprerësve) për instalime elektrike Easypact CVS, të brendit Schneider, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse hasin në këtë produkt në ndonjë dyqan, ta lajmërojnë Inspektoratin e Tregut, për shkak se i njëjti nuk rezulton të jetë i sigurtë për përdorim.

Po ashtu, nga ministria njoftojnë se iu ndalohet edhe të gjithë operatorëve ekonomikë shitja e këtij produkti, ndërsa nëse posedojnë aktualisht produktin e tillë në dyqane, obligohen që ta lajmërojnë Inspektoratin dhe ta largojnë mënjëherë nga tregu.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat e detajuara të këtij produkti janë këto:

Lloji i produktit: Automate

Marka tregtare: Schneider Industry SAS

Emërtimit i produktit: Easypact CVS

IAN kodi: PRB-233066

Vendi i origjinës: Kinë, Francë

Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve nëse hasin në produktin e lartcekur ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, ose produktin në fjalë ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurt”, thonë në një njoftim për media nga MTI. /Buletini Ekonomik/

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.