Në Belgjikë ka filluar ndërtimi i projektit i cili paraqet sistemin më të madh të baterive për deponimin e energjisë.
Ky sistem do të ketë kapacitetin 25 megavatë/100 MWh. Ky sistem i deponimit të energjisë, në bazë të baterive të litiumit do të bëhet operativ në qytetin Balen në rajonin e Flandrisë në Belgjikë, deri në fund të këtij viti.
Ne realizimin e këtij projekti do të investohën 30 milionë euro, ndërsa qeveria lokale flamane do të investiojë edhe 1 milionë euro nga fondi strategjik për mirmbajtjen dhe mbrojtjen e ambientit./Buletini Ekonomik/