Në Maqedoni të Veriut zero për qind TVSH për produktet bazë të ushqimit

Me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, qytetarët nuk do të paguajnë më TVSH për produktet bazë të ushqimit.

Të gjitha shitoret që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish, oriz dhe vezë duhet ta heqin TVSH-në nga llogaritë fiskale.

Sipas Drejtorisë të të Ardhurave Publike, “të gjitha shitoret të cilat shesin produkte bazë në llogaritë fiskale të TVSH-ja duhet të vendosin shënjën me shkronjën G me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të blejnë me fatura fiskale sepse në këtë mënyrë mund të kontrollojnë nëse tregtarët apo marketet i shesin pa TVSH produktet e lartpërmendura. Afati i zbatimit është deri më 31 maj, si pjesë e masave anti-krizë të Qeverisë në Shkup.

Reklama e sponzorizuar