Tregu i valutave vijon të karakterizohet nga qëndrueshmëria, por gjatë sesionit aziatik të tregtimit, dollari amerikan gjeti një rritje për shkak të rritjes së yieldit të bonove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në anën tjetër, jeni japonez po qëndron në nivelin më të ulët në 6 vitet e fundit prej 121.4 përballë dollarit amerikan. Banka e Japonisë sinjalizoi javën e kaluar se do të vijojë me politikën monetare ultra lehtësuese, ndërsa bankat e tjera të mëdha kanë filluar me rritjen e interesave për shkak të inflacionit të lartë.
Në tregun e kriptovalutave, Bitcoin ka zgjeruar fitimet, përcjell Telegrafi.
Sipas CoinMarketCap, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me rreth 43 mijë dollarë, ndërsa Ethereum në mbi 3 mijë dollarë.
Aksionet botërore u rritën përpara diskutimeve të presidentit amerikan Joe Biden për sanksionet me liderët evropianë.
Biden do të takohet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë për të diskutuar sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të agresionit ushtarak në Ukrainë.