Nord Stream 2, kompania që qëndron pas tubacionit të diskutueshëm që u ndal në mes të pushtimit rus të Ukrainës, ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, tha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF.
Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e rënies së kompanisë.
Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.
“Shefja e zyrës për çështjet ekonomike dhe të punës ishte sot në terren dhe u informua në detaje për situatën”, tha Silvia Thalmann-Gut.
Rreth 106 punonjës kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes së punës, tha Thalmann-Gut, duke përmendur sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të kompanisë.
Shtetet e Bashkuara sanksionuan Nord Stream 2 AG javën e kaluar pasi Rusia njohu dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore përpara pushtimit të vendit, gjë që ka shkaktuar një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.
Nord Stream 2 AG, i cili është i regjistruar në Zvicër dhe në pronësi të gjigantit shtetëror rus të gazit Gazprom, vitin e kaluar përfundoi projektin prej 11 miliardë dollarësh, i cili ishte projektuar për të dyfishuar kapacitetin për ardhjen e gazit nga Rusia në Gjermani.
Dy burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti për Reuters, sepse bisedimet për një falimentim të mundshëm janë konfidenciale, thanë se Nord Stream 2 AG ka punuar me një këshilltar financiar për pastrimin e disa prej detyrimeve të tij dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane këtë javë.
Gjermania ndërpreu projektin për ndërtimin e Nord Stream 2, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.