Nuk përjashtohet mundësia që çmimi i biletave të autobusit të rritet edhe më tutje

Shoqata e Transportit Publik nuk ka përjashtuar mundësinë që çmimi i biletave të autobusit të rritet edhe më tutje.

Ardonita Sabedini e cila është studente e dizajnit udhëton pothuajse çdo ditë për në Viti.

Udhëtimi me autobus dhe pagesa për biletë përditë, është e vështirë e përballueshme për të.  E tash asaj i duhet të paguajë edhe më shumë për një linjë udhëtimi.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe nga studentja, udhëtar të tjerë edhe e arsyetojnë këtë rritje të çmimit të biletave.

Rritjen e konsiderojnë veprim të pashmangshëm, shoferët e autobusëve ndërurban.

Mirëpo a pritet të ketë rritje të çmimit të naftës edhe më tutje tregon, kryetari i Shoqatës së Transportit, Ruzhdi Kurtishaj.

Ky i fundit ka një propozim për Qeverinë e Kosovës.

Çmimet e biletave janë rritur edhe në relacionet Mitrovicë – Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas.

Tashmë udhëtarët në linjën Mitrovicë-Prishtinë duhet të paguajnë 1 euro e 80 cent, derisa më parë çmimi ishte 1 euro.

Ndërsa nga Vushtrria në kryeqytet, 1 euro e 20 cent, që paraprakisht kushtonte më pak se 1 euro.

Së shpejti pritet të rritet edhe çmimi i biletave në linjat Pejë-Prishtinë dhe Prizren-Prishtinë.