Dollari amerikan ka humbur pikë mëngjesin e sotëm teksa blihet me 112.8 lekë dhe shitet me 116 lekë në raport me një ditë më parë.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar rënie të vlerë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 126.6 lekë në raport me dje .
Franga zvicerane ka regjistruar një zbritje të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 124 lekë.
Edhe Paundi britanik blihet sot me 147.6 lekë dhe shitet me 151 lekë krahasuar me ditën e martë teksa ka shënuar një rënie të fortë të vlerës./SCAN TV/