Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se situata në Ukrainë e ka ndikuar çmimin e naftës, gazit dhe energjisë në të gjithë botën dhe se nëse vazhdon i njëjti konflikt, çmimi i rrymës në Evropë e në Kosovë do të vazhdojë të rritet.
Prandaj, Rizvanolli ka kërkuar miratim të masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për muajt në vazhdim.
Tutje, opozita u shprehën kundër një votimi të tillë të masave emergjente, pasi thanë se ata e kundërshtojnë zgjatjen e këtyre masave
Ministrja Rizvanolli shtoi se vazhdimi i masave emergjente është me rëndësi sepse e mundëson vazhdimin e operimit të ekipit emergjent teknik.
Ajo e ka përmendur edhe ndalimin e mihjes së kriptovalutave që ka rezultuar me aksione në veri të vendit, duke shtuar se kanë kursyer energji elektrike.
Rizvanolli ka thënë se kanë vendosur që të ketë subvencionim, që e ka efektin e njëjtë si heqja e TVSH-së.