Rizvanolli tregon se kur do të fillojë ankandi i parë i energjisë së gjelbër në Kosovë

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, duke iu përgjigjur një postimi në Twitter përmes llogarisë së saj zyrtare ka ndarë infomacionin se Kosova do të organizojë ankandin e parë pilot solar deri në fund të këtij viti.

Rizvanolli vuri në dukje se shumë investitorë janë të interesuar dhe shumë projekte me erë dhe diell që vijnë me licenca të lëshuara në bazë të proceseve konkurruese dhe transparente, duke siguruar kështu çmimin më të ulët për konsumatorët.

Kosova.energy kujton se mekanizmi i mëparshëm i mbështetjes qeveritare për projektet e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë ishte përmes tarifave nxitëse, të cilat rezultuan në një zhvillim të madh të projekteve të energjisë së ripërtëritshme në shkallë të gjerë në vend.

Reklama e sponzorizuar

Përmes tarifave nxitëse investitoreve i është garantuar çmim fiks për megavat prë periudhë 12 vjeçare.

Theks të veçantë duhet t’i jipet Selac Wind Park, me 105 MW kapaciteti i instaluar të inauguruar së fundmi, projekti më i madh i BRE-ve në Kosovë dhe një nga parqet më të mëdha të erës në rajon.

Më poshtë keni postimin e plotë të ministrit Rizvanolli:

PO! Shumë investitorë të interesuar dhe shumë projekte të erës dhe diellit që vijnë me licenca të lëshuara në bazë të proceseve konkurruese dhe transparente, duke siguruar çmimin më të ulët për konsumatorët.

Ankandi i parë pilot diellor do të nisë deri në fund të vitit 2022.