Rriten me 33 për qind çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri

market
Footografi e Ilustruar

Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33 për qind.

Një familje shqiptare në mars i paguan produktet bazë të shportës mesatarisht 33 për qind më shtrenjtë se dy muaj më parë, raporton Euronews Albania.

Reklama e sponzorizuar

Mielli është rritur me 36 për qind ndërsa buka me 17 për qind. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.

Edhe qumështi, kosi dhe djathi janë shtrenjtuar deri në 33 për qind. Veza në janar kushtonte 17 lekë [0.14 euro]. Në mars, çmimi i vezës arriti 30 lekë [0.24 euro] për kokërr duke u rritur me 76 për qind në dy muaj.

Rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar edhe uji i pijshëm, vaji i lulediellit dhe sheqeri. Në përgjigje të situatës qeveria ka krijuar një bord për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.