Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari

Dollari amerikan ka rikuperuar ndjeshëm këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë blihet sot me 110.6 lekë dhe shitet  me 111.8 lekë më një rritje të ndejshme nga dje.

Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 144.7 lekë dhe është shitur me 146.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 121.9 lekë dhe shitet me 122.8 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës pasi referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë./SCAN TV/