Sektori i industrisë përpunuese shënoi rritje për 7.83 për qind në fundvit të 2021-ës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2021 ku tregon për rritjen dhe uljen në disa sektorë.

Sipas të dhënave të ASK-së nga raporti “ Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM4 2021”, shihet se në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2021, kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese për 7.83 për qind,  dhe sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 4.96 për qind. Ndërsa, kishte ulje në sektorin e industrisë nxjerrëse  për -37.84 për qind dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për -10.45 për qind.

Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020), kishte rritje në sektorin e e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave  për 49.05 për qind dhe në sektorin e industrisë përpunuese për 28.31 për qind. Ndërsa kishte ulje në sektorin e industrisë nxjerrese për -33.82 për qind dhe në sektron e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për -6.83 për qind./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar