Si është mbyllur kjo javë për kursin e këmbimit?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht përballë monedhës vendase pasi në raport me dje blihet sot me 110.2 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës këtë të premte pasi krahasuar me ditën e enjte blihet sot me 144.8 lekë dhe shitet me 146 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fund jave pasi vijon edhe sot të blihet me 122.5 lekë dhe të shitet me 123.2 lekë njësoj sikurse edhe një ditë më parë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka shënuar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 117.7 lekë dhe u shitur me 118.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/